Lidhje

Kryqi i Kuq, konferencë për Korenë e Veriut


Kryqi i Kuq Ndërkombëtar thotë se do të zhvillojë këtë muaj një konferencë për Korenë e Veriut në Britani.

Ky aktivitet i planifikuar për 25 qershor, do të analizojë mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin me Kryqin e Kuq të Koresë së Veriut për përpjekjet kundër varfërisë në këtë vend të izoluar.

Përfaqësues të Kryqit të Kuq nga Australia, Kina, Danimarka, Finlanda, Gjermania, Norvegjia, Suedia dhe Britania do të marrin pjesë në takimin dy ditor.

Kryqi i Kuq ka akorduar 5.6 milionë dollarë për të ndihmuar Korenë e Veriut në fushat e shëndetësisë, ujit të pishëm dhe përgjigjes ndaj katastrofave.

Koreja e Veriut, një ndër vendet më të varfra në botë është prekur rëndë nga mungesat ushqimore dhe katastrofat natyrore gjatë 20 vjetëve të fundit.
XS
SM
MD
LG