Lidhje

Ekspozitë e studentëve të artit në Korkoran


Muzeumi më i vjetër joqeveritar i Uashingtonit po diplomon 84 studentë në artet e bukura, fotografi dhe dizenjo

Muzeumi më i vjetër joqeveritar i Uashingtonit po diplomon 84 studentë në artet e bukura, fotografi dhe dizenjo. Para diplomimit, artistët paraqitën projektet përfundimtare në një ekspozitë në muzeumin dhe shkollën e tyre në Uashington, DC.

Ky është Gabriel Mellan me Heptachord-in e tij, një skulpturë me shtatë faqe e bërë me fletë metalike.



“Këto janë disa shkallë ndjeshmërie me lartësi të ndryshme, prandaj mund të mbështetesh në to dhe të luash”.

Mellan është mes 84 studentëve të diplomuar nga Kolegji Korkoran i Artit dhe Dizenjos. Skulptura e tij është pjesë e një ekspozite të quajtur NEXT, e krijuar nga studentët që do të kalojnë në një fazë tjetër të jetës.

Megjithëse arti tradicional është i pranishëm në ekspozitë, multimedia dominon. Andy Grundberg është dekan i studimeve universitare.

“Po shikojmë çdo vit shtimin e projekteve me video, shumë prej tyre duke përdorur median dixhitale dhe forma të tjera”.

Një shembull i tillë është projekti fotografik i Kailyn ((KAY-lin)) Jackson-it.

“Ky është një projekt eksperimental. U kërkoj vizitorëve të galerisë të dëgjojnë muzikë nëpëmjet kufjeve me bateri dhe të shprehen nëpërmjet dritave me ngjyra të ndryshme dhe unë stampoj lëvizjet e tyre me anë të imazhit fotografik”.

Në ekspozitë ka gjithashtu vepra arti që paraqesin çështje politike. Robert Yi nga Koreja e Jugut ka disa piktura në ekspozitë, përfshirë edhe atë të Kim Jong Un-it, udhëheqësit të Koresë së Veriut.

“Titujt e pikturave të mia janë ‘Maska’. Idea është se pavarësisht se ku je, në shoqërinë e sotme njerëzit vënë maskë. Idea është e shprehur në Korenë e Veriut pasi njerëzit atje, qytetarët, ruajnë një mimikë të caktuar. Atyre u kërkohet të duken të lumtur”.

Catherine Armour është zyrtarja për çështjet akademike e shkollës Korkoran. Ajo është optimiste për të ardhmen e sudentëve të saj.

“Një nga prirjet më të mëdha të arsimit sot është shkenca dhe teknologjia, por unë jam shumë e kënaqur të shikoj një prirje gjithnjë në rritje të studentëve për të kuptuar rolin e krijimtarisë për zgjidhjen e problemeve, motivimin, durimin, këto janë aftësi të rëndësishme për studentët e brezit të ardhshëm”.

Kolegji Korkoran është shkolla e vetme e akredituar e artit dhe dizenjos në Uashington. Ceremonia e diplomimit të studentëve do të mbahet në muajin maj.
XS
SM
MD
LG