Lidhje

Prishtinë, takim konsultimi i përfaqësueve të koalicionit

  • Leonat Shehu

Në Kosovë, ende nuk është e qartë se kur do të mblidhet parlamenti për të zgjedhur udhëheqjen e tij, një proces që dështoi që nga 3 gushti kur u parlamenti u mblodh për herë të parë. Zyrtarë të koalicionit të Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës për Kosovën dhe Aleancës Kosova e Re u takuan të mërkurën për t'u këshilluar rreth datës së mbledhjes së parlamentit, por ende nuk ka një vendim rreth saj.

Koalicioni në të njëjtën kohë është duke biseduar për bashkëqeverisje edhe me udhëheqësit e Listës Serbe, të cilët përfaqësohen në parlament me nëntë deputetë. Përfaqësuesit e këtij subjekti kanë thënë se do të bashkëpunojnë me këdo që i bënë numrat për formimin e institucioneve dhe se do të këshillohen edhe me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Bisedimet me këtë subjekt duken megjithatë më të vështira sesa ishte parashikuar.

Të hënën ishte arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje ndërmjet koalicionit fitues me Aleancën Kosova e Re, në përpjekje për t'u dhënë fund pritjeve për formimin e institucioneve gati tre muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme të 11 qershorit.

Marrëveshja u kritikua nga lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat thanë se një qeveri e tillë nuk do të mund të ketë jetë të gjatë dhe se e njëjta do të jetë e varur nga Beogradi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG