Në Kosovë, autoritetet thanë se janë duke ngritur kapacitetet institucionale për të parandaluar dhe luftuar rreziqet që vijnë nga terrorizmi dhe kërcënimet nga armët bërthamore.
Këto komente u bënë në konferencën rajonale lidhur me kërcënimet ndaj Sigurisë Bërthamore që u mbajt në Prishtinë, gjatë së cilës u ritheksua se Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për të qenë pjesë e angazhimeve globale në luftën kundër të gjitha kërcënimeve dhe formave të ekstremizmit dhe terrorizmit.