Në Kosovë, lëvizja "FOL bëri të ditur se gjatë vitit 2014 institucionet përgjegjëse për luftimin e korrupsionit kanë pranuar dhe trajtuar rreth 3500 lëndë të korrupsionit, prej të cilave 30 për qind janë përfunduar.
Ata shprehën pakënaqësinë me shkallën e ndjekjes së rasteve të tilla nga organet e drejtësisë, ndërsa thonë se korrupsioni në Kosovë nuk luftohet në nivelin e lartë e zyrtarëve.