Lidhje

Kosovë: SHBA, BE, mbështetje për energjinë


Në Kosovë, përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, të institucioneve të Bashkimit Evropian dhe atyre financiare ndërkombëtare, i dhanë mbështetje një strategjie te qeverisë në Prishtinë, për sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike.
Autoritetet synojnë që vitin e ardhshëm të fillojnë ndërtimin e një termocentrali të ri dhe njëkohësisht brenda disa vitesh mbylljen e termocentralit më te vjetër në Kosovë. Në të njëjtën kohë, po bëhen përpjekje për rritjen e shkallës së prodhimit te energjisë nga burimet e ripërtërishme.

XS
SM
MD
LG