Në Kosovë u themelua Fondi për Garanci Kreditore, një institucion që ka për qëllim mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme të cilat përballen me mungesë të fondeve për t'u zhvilluar.
Fondi, që pritet të zgjasë gjashtë vjet, pritet të financohet më së shumti nga qeveria amerikane, me më shumë se 11 milionë dollarë.
Çdo vit, rreth 20 mijë njerëz të rinj hyjnë në tregun e punës në Kosovë dhe rritja aktuale ekonomike, nuk është e mjaftueshme për të ndryshuar situatën.