Në Kosovë, autoritetet kundërshtuan fillimin e ndërtimit të 300 shtëpive të reja në pjesën veriore të vendit nga ana e qeverisë së Serbisë. Përfaqësues politikë serbë thanë se me ndërtimin e tyre synohet kthimi i rreth 1 mijë e 500 serbëve të shpërngulur pas luftës në Kosovë. Por, zyrtarët e qeverisë së Kosovës thonë se cdo veprimtari ndërtimore pa lejen e organeve përgjegjëse konsiderohet e jashtëligjshme.