Në Kosovë, presidenti Hashim Thaçi u ka bërë ftesë partive politike për një takim konsultativ, për të caktuar datën e mbledhjes së parë të parlamentit, që duhet të mbahet deri më 8 gusht.
Vonesat e deritanishme për të thirrur seancën kanë ngjallur reagime, ndërsa sipas analistëve, ajo është pasojë e veprimeve të ndryshme për të siguruar vota për krijimin e qeverisë. Tashmë po mbushen dyzet ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme, që nuk siguruan një fitues që do të ishte në gjendje të krijojë institucionet e reja.
Facebook Forum