Në Kosovë, autoritetet thanë se janë duke punuar në miratimin e ligjit të ri për kompleksin e minierave Trepca, ndërmarrje kjo që brenda një muaji rrezikon të shkojë drejt likuidimit.
Me këtë ligj parashihet të organizohet kjo ndërmarrje, e cila vazhdon të administrohet nga Agjencia e Privatizimit. Autoritetet thonë se këto ndryshime kushtëzohen edhe nga borxhet që ka ky kompleks, që sipas vlerësimeve arrijnë në rreth një miliardë e 400 milion Euro.