Lidhje

Kosovë, opozita çon në Gjykatën Kushtetuese ligjin për bisedimet me Serbinë


Partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje dërguan të premten një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, për vlerësimin e ligjit për detyrat dhe përgjegjësitë e delegacionit shtetëror të Kosovës në procesin e bisedimeve me Serbinë.

Përfaqësuesit e opozitës thanë se me këtë ligj janë kryer shkelje të kushtetutës. Javën e kaluar, Parlamenti i Kosovës e miratoi ligjin, i cili sipas udhëheqësve të koalicionit qeverisës, e fuqizon Kosovën përballë bisedimeve me Serbinë, proces ky që mbetet i pezulluar për shkak të tarifave ndaj mallrave serbe. Nga Prishtina njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës, Leonat Shehu.

Kosovë, opozita çon ligjin për bisedimet me Serbinë në GJK
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:59 0:00

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG