Në Kosovë, partitë politike u morën vesh për vazhdimin e seancës konstituive për datën 24 gusht në të cilën do të duhej të zgjidhej kryetari i parlamentit.
Caktimi i datës pasoi një debat ndërmjet dy grupeve parlamentare, të cilat akuzuan njëra tjetrën për zvarritje të proceseve, që i hapin rrugën formimit të qeverisë. Por, sfidë edhe e seancës së radhës pritet të jetë çështja e votave, të cilat koalicioni fitues nuk i ka të mjaftueshme për formimin e qeverisë.
Facebook Forum