Në Prishtinë, autoritetet thanë se institucionet e sigurisë kanë bërë hapa të rëndësishëm për parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit. Sipas ministrit të punëve të brendshme gjatë muajve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri i përfshirjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat në lindjen e mesme, por ka pasur përpjekje për t'u bashkuar në këto luftëra. Aktualisht sipas zyrtarëve të qeverisë në zonat e konfliktit ndodhen ende rreth 80 qytetarë nga Kosova ku gjysma prej tyre janë gra dhe fëmijë.