Në Kosovë, partitë në pushtet dhe ato në opozitë po e shohin në mënyra të ndryshme arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë për kodin telefonik. Derisa, udhëheqësit e institucioneve thonë se kjo marrëveshje forcon sovranitetin e vendit, opozita thotë se kjo marrëveshje është e dëmshme për vendin. Kosova dhe Serbia janë marrë vesh që Kosova nga dhjetori të ketë kodin e saj telefonik, ndërsa një kompani e re serbe do të ofrojë shërbime për zonat e banuara me pjesëtarë të këtij komuniteti.