Lidhje

Kosova shënon Ditën Ndërkombëtare të Gruas


Në Kosovë, Dita Ndërkombëtare e Gruas, është shënuar me thirrjet për respektimin e të drejtave të grave ashtu siç shkruhet edhe në ligjet e vendit dhe për qasje në drejtësi të grave që ishin viktima të dhunës gjatë luftës në Kosovë.

Shkalla e ulët e punësimit të grave, vështirësitë për qasje në shërbimet shëndetësore, shkalla e ulët e integrimit në ekonomi, si dhe numri i vogël i grave në pozita udhëheqëse në administratën publike, vlerësohen të jenë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në pozitën jo të mirë të gruas në Kosovë.

XS
SM
MD
LG