Lidhje

UEFA voton në maj për anëtarësimin e Kosovës


Organizata evropiane e futbollit, UEFA do të votojë më 3 maj për të vendosur nëse do ta lejojë Kosovën, të bëhet anëtare e saj, sipas një zëdhënësi të organizatës.

Nëse pranohet si anëtarja e 55 e UEFA-s, Kosova pritet të kërkojë anëtarësim të plotë në FIFA në maj, që do të bënte të mundur përfshirjen e saj në eliminatoret e Kampionatit Botëror të vitit 2018.

Serbia e ka kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare, që kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008

XS
SM
MD
LG