Lidhje

Kosova pranohet anëtare e përkohshme e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar


Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka bërë të ditur se e ka pranuar shtetin e Kosovës si anëtar të saj të përkohshëm.

Në një njoftim të këtij Komiteti bëhet e ditur se “Kosova pritet të pranohet si anëtare e plotë në takimin e ardhshëm të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që do të mbahet në muajin dhjetor në Monako”.

Në njoftim thuhet se “Komiteti Olimpik i Kosovës ka përmbushur kërkesat për njohjen që janë të përshkruara në Kartën Olimpike, të cilat përfshijnë ato sportive dhe teknike”.

Në njoftim thuhet më tutje se “Kosova ka përmbushur edhe kërkesat që përkufizojnë një vend sipas Rregullit 30.1 - "një shtet i pavarur i njohur nga bashkësia ndërkombëtare." “Kosova është njohur si shtet nga 108 shtetet anëtare të OKB-së 193”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar duke nënvizuar se “vendimi është marrë në interes të atletëve në Kosovë dhe kjo do të lejojë që ata të marrin pjesë në kualifikimet për Lojrat Olimpike “Rio 2016” në Brazil dhe në edicionet e ardhshme të këtyre Lojrave”.

XS
SM
MD
LG