Në Kosovë, u përmbyll java kundër korrupsionit, nëpërmjet së cilës u synua të vihet në pah rëndësia e luftimit të kësaj dukurie për zhvillimin e Kosovës. Zyrtarët ndërkombëtarë bënë thirrje për vazhdimin e reformave, të cilat do të mundësonin luftën më të ashpër kundër korrupsionit.