Lidhje

Kosovë: KQZ shpall rezultatet paraprake për zgjedhjet në Ferizaj


Në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura në komunën e Ferizajt, qytet ky në Jug të Kosovës.

Sipas këtij komisioni, fitues ka dal kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës me rreth 40 për qind të votave i pasuar nga kandiati I Lidhjes Demokratike me rreth 24 për qind, dy kandidatët që pritet të garojnë sërish në balotazh, për kryetar të komunës së Ferizajt.

Një pjesëmarrje e ultë e votuesve prej rreth 30 për qind ishte karakteristikë e këtyre zgjedhjeve, ku të drejtë vote kanë pasur rreth 95 mijë qytetarë, në gjithsejt 25 qendra të votimit.

Sipas komisionit Qendror të Zgjedhjeve, votimet në këtë qytet janë zhvilluar pa probleme të theksuara. Edhe organizatat joqeveritare që kanë vëzhguar zgjedhjet kanë bërë të ditur për një proces të mirë të votimit, me përjashtim të disa parregullsive të vogla.

Procesi i votimit është përcjell nga rreth 1 mijë e 500 vëzhgues vendas e ndërkombëtarë.

Votimet e djeshme në këtë qytet pasuan dorëheqjen e kryetarit të deritashëm, Bajrush Xhemajli, i cili u shpall fajtor si shkaktar i një aksidenti në maj të vitit 2009, ku humbi jetën një person.

XS
SM
MD
LG