Në Kosovë, kanë filluar përgatitjet për mbledhjen e parë e parlamentit të Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, që do të mbahet më 3 gusht. Por, thirrja e seancës konstituive një ditë më parë, është hapi i parë drejt formimit të institucioneve të reja të vendit, një proces sfidues meqë asnjë forcë politike nuk i ka votat e mjaftueshme që ta krijojë e vetme qeverinë.
Facebook Forum