Lidhje

Kosovë: Publicisti Veton Surroi merr çmimin fitues për të drejtat e njeriut


Kosovë: Publicisti Veton Surroi merr çmimin fitues për të drejtat e njeriut
Kosovë: Publicisti Veton Surroi merr çmimin fitues për të drejtat e njeriut

Organizata për Media të Evropës Juglindore me seli në Vjenë, SEEMO i ka dhënë publicistit Veton Surroi, çmimin për të drejtat e njeriut për vitin 2011. Çmimi iu dorëzua zotit Surroi gjatë një konference ndërkombëtare që po mbahet në Prishtinë, për Agjencitë dhe Mediat e Reja në Evropën Juglindore.

Kjo organizatë në motivacionin e saj thekson vlerësimin për metodat jo të dhunshme dhe “përkushtimin e vazhdueshëm për të drejta të njeriut” në të gjitha aktivitetet profesionale të zotit Surroi.

I lindur në vitin 1961, Veton Surroi është një ndër personalitet e shquara publicistike e politike të Kosovës. Si themelues i partisë politike “Ora” ai ishte deputet në Parlamentin e Kosovës gjatë viteve 2004 – 2007 dhe një nga pjesëmarrësit e negociatave për statusin e Kosovës. Në vitin 1997, ai themeloi gazetën e përditshme Koha Ditore, të cilën e drejtoi deri në hyrjen e tij në politikë.

Vitin e kaluar, këtë çmim e ka fituar karikaturisti nga Bullgaria, Kristo Komarnicki, ndërsa në vitin 2004, fitues ishte shkrimtari nga Shqipëria, Fatos Lubonja.

XS
SM
MD
LG