Lidhje

Kosovë: Vritet një serb dhe plagosen dy të tjerë


Kosovë: Vritet një serb dhe plagosen dy të tjerë
Kosovë: Vritet një serb dhe plagosen dy të tjerë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një serb është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga një sulm më armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Komunës së Istogut, rreth 70 kilometra në perëndim të Prishtinës.

Policia bëri të ditur se janë konfiskuar një veturë dhe një armë AK-47, e cila dyshohet se është përdorur, ndërsa i dyshuari ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes. Policia thotë se ka identifikuar sulmuesin dhe është në ndjekje të tij, mirëpo nuk jep identitetin e të arratisurit.

Incidentit e ka dënuar Qeveria e Kosovës. Në një komunikatë për opinion të qeverisë thuhet “pavarësisht rrethanave se si ka ndodhur ky akt, aktet e tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Në këtë kuadër, çdo akt që dëmton klimën e mirë të tolerancës dhe të bashkëpunimit mes komuniteteve, është i dënueshëm dhe i patolerueshëm nga institucionet e Republikës së Kosovës. Qeveria fton organet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjithë hapat e duhur që kryesit e këtij akti të rëndë të nxirren para organeve të drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG