Lidhje

Vdiq veprimtari i njohur i Kosovës, Hajrullah Gorani


Të hënën në moshën 89-vjeçare, vdiq veprimtari, pedagogu dhe ish i burgosuri politik, Hajrullah Gorani.

I lindur në Pejë, ai në moshën 18 vjeçare u burgos dhe u dënua për shkak të veprimtarisë politike.

Pas burgut studioi dhe u doktorua në ekonomi për të punuar më pas si profesor në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin 1990 ai u vu në krye të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe e drejtoi deri në vitin 2002.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpreh i pikëlluar me lajmin për vdekjen e profesor Goranit. “Si president i vendit dhe mik i familjes Gorani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për profesorin, i cili ishte shëmbëlltyrë e edukimit të shumë gjeneratave të studentëve, mbështetës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbol i rezistencës për liri dhe pavarësi”, shkroi mes tjerash ai.

Ndërsa ish kryeministri Ramush Haradinaj shkroi se “do e kujtojmë gjithmonë si profesorin që edukoi brezat, kryesindikalistin që organizoi punëtorët kosovarë gjatë kohës së okupimit, por edhe si përkrahës e frymëzues i Luftës Çlirimtare”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG