Të premten në moshën 62 vjeçare u nda nga jeta gazetari i njohur në Kosovë, Agim Binaku. Vdekja e gjeti në pozitën e zëvendësdrejtorit të programit informativ të Radiotelevizionit 21, njëherësh të redaktorit përgjegjës të redaksisë së sportit në këtë medium.
Agim Binaku kishte filluar punën si gazetar i sporti në 1976 në Radio Prishtinë ku kishte punuar deri në mbylljen e saj nga autoritete serbe në korrik të vitit 1990.
Gjatë viteve të 90-ta punoi në disa medie ndërsa ishte themelues dhe kryeredaktor i revistave të para sportive në Kosovë “ Reflekset sportive” dhe “Top sporti”.
Në vitin 1998 ju bashkua RTV 21 ku punoi për 20 vjet.
Asociacioni i gazetarëve të Kosovës duke ngushëlluar familjen dhe kolegët tha se "vdekja e parakohshme e gazetarit Binaku është humbje e madhe për gjithë komunitetin e gazetarëve në Kosovë".
Facebook Forum