Organizata ndërkombëtare Freedom House, në raportin e përvitshëm mbi lirinë e medias, ka radhitur Shqipërinë e Kosovën në mesin e vendeve pjesërisht të lira.
Sipas raportit “Liria e shtypit 2014” të publikuar sot, të dyja renditen në vendin e 98. Vitin e kaluar Kosova radhitej e 102-ta, ndërsa Shqipëria ishte në vendin e 96.
Për të dyja vendet vlerësimi nuk ka ndryshuar nga një vit më parë. Freedom House i jep Shqipërisë dhe Kosovës nga 49 pikë, në një sistem ku shkalla 0 është rezultati më pozitiv, ndërsa 100 është pika më e ulët.
Sa i përket vendeve të tjera të Evropës juglindore, Serbia renditet e 74-ta, Mali i Zi në vendin e 78, Kroacia në vendin e 83-të. Ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia radhiten pas Shqipërisë dhe Kosovës përkatësisht në vendin e 103-të dhe 122-të.
Freedom House thotë se shtypja e lirisë së medias në botë ka qenë e ashpër. Sipas raportit të organizatës, në rang botëror liria e medias ka "rënë në nivelin më të ulët në më shumë se një dekadë," me përkeqësime të mëdha në vende që vetëm disa vite më parë ishin duke bërë përparim.
Kudo në botë, thjesht të marrësh lajmin po bëhet më e vështirë... Organizata jo-fitimprurëse me qendër në Shtetet e Bashkuara thotë në raport se liria e medias ka pësuar rënie në të gjithë globin.
Zëri i Amerikës intervistoi drejtoreshën e projektit, Karin Karlekar:
"Vërejmë përpjekje për të kontrolluar apo manipuluar mesazhin, pra rritje të përdorimit të propagandës, të përpjekjeve për të ndikuar paraprakisht tek përmbajtja editoriale. Diçka tjetër që shohim janë shtypja dhe kërcënimet ndaj blogerëve dhe njerëzve që po përdorin këto mediume për të nxjerrë informacion."
Ajo thotë se liria e medias është përkeqësuar kaq shumë saqë në vitin 2013 vetëm një në gjashtë persona në mbarë botën kanë pasur qasje në shtyp "të lirë".
Në shumë zona ku pati rënie, thotë aktivistja, qeveritë nuk vepruan të vetme.
"Ka pasur ndryshime të pronarëve për media kryesore. Si pasojë kemi vënë re ndryshime të prirjeve editoriale, kemi parë të ushtrohet presion mbi gazetarët," tha studiuesja e Freedom House.
Koreja e Veriut u rendit si vendi me paraqitjen më negative nga 197 vende dhe territore të vlerësuara nga Freedom House. Irani renditet gjithashtu pranë fundit të listës, pavarësisht një përmirësimi të lehtë gjatë zgjedhjeve presidenciale, sikundër dhe Siria, ku gazetarët janë vrarë dhe rrëmbyer.
Lindja e Mesme, si rajon, pësoi rënien më të madhe të lirisë së shtypit, e udhëhequr nga Egjipti ku qeveria e mbështetur nga ushtria zbatoi shtypje të ashpër ndaj gazetarëve, duke i mbajtur nën kontroll dhe duke i hedhur në gjyq.
Megjithatë asnjë rajon nuk u paraqit aq keq sa Euroazia, ku në Rusi gazetarët janë burgosur dhe rrahur, me disa prej tyre që gjetën vdekjen prej plagëve... Ndërsa në Ukrainë gazetarët kanë protestuar në mbështetje të kolegëve të cilët pësuan sulme brutale, kryesisht gjatë protestave proevropiane në sheshin kryesor të Kievit.
Sipas Freedom House, asnjë person në Euroazi – përveç Evropës Perëndimore – nuk jeton në një vend me media të lirë. Vetëm tre për qind të popullatës së rajonit jeton në vende me media pjesërisht të lirë, ndërsa 97 për qind jetojnë në shtete që klasifikohen si "jo të lirë".
Në Amerikën Latine, liria e medias arriti nivelin më të ulët në pesë vjet, udhëhequr nga Venezuela, ku qeveria luftoi mbulimin nga ana e gazetarëve të protestave anti-qeveritare.
Por edhe në disa vende të botës me media historikisht të lirë, është vënë re që kjo liri të pakësohet, përfshirë Shtetet e Bashkuara, vend për të cilin Freedom House thekson përpjekjet e qeverisë për të ndërhyrë tek gazetarët, sidomos tek ata që raportojnë për çështjet e sigurisë kombëtare. Shembujt përfshijnë rastin kur Departamenti amerikan i Drejtësisë i kërkoi një gazetari të New York Times-it të jepte burimet e tij konfidenciale apo kur qeveria mori të dhënat telefonike të gazetarëve të agjencisë Associated Press.
Kjo është një prirje shqetësuese, thotë Kelly McBride e Institutit Poynter, që foli me Zërin e Amerikës përmes Skype-it:
"Konsumatorët e informacionit do të mund të mashtrohen më lehtësisht dhe do të jenë më të paqartë për të vërtetën. Është diçka që ka filluar të shihet tashmë."
Rezultati përfundimtar, thotë ajo, është një mjedis mediatik që e vendos mbi publikun barrën për të përcaktuar se çfarë është vërtetë informacion legjitim.