Në Kosovë, drejtuesit më të lartë të shtetit dhe të partive politike ngushëlluan sot familjarët dhe institucionet e Shqipërisë për vdekjen e deputetit të Partisë Demokratike Sokol Olldashi.
Në telegramet e ngushëllimit vlerësohet lartë roli i zotit Olldashi në ndërtimin e forcimin e demokracisë në Shqipëri, por edhe si njeri dhe politikan i çmuar, që ndihmoi në thellimin e bashkëpunimit institucional mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Në telegrame thuhet se vdekja e tij është humbje për gjithë kombin shqiptar që mbeti njeriun e përkushtuar për përparimin e Shqipërisë, njeriun e angazhuar në të gjitha proceset demokratike, në zhvillimin e kulturës së parlamentarizmit, në ndërtimin dhe në zhvillimin e vendit.