Lidhje

Dyzet vjet nga demonstratat e vitit 1981 në Kosovë


Një revoltë studentësh të Universitetit të Prishtinës në fillim marsit të vitit 1981, për pak ditë u shndërrua në një lëvizje në shkallë të gjerë dhe pranvera e atij viti ishte periudhë demonstratash të mëdha, në të cilat u kërkua që Kosova të kishte statusin e Republikës në kuadër të Federatës Jugosllave.

Pas shtypjes me dhunë të demonstratave të pranverës së vitit 1981, autoritetet jugosllave të cilat i cilësuan si “veprime kundërrevolucionare”, filloi një periudhë të gatë ndjekjeje të organizatorëve dhe udhëheqësve të grupeve të fshehta.

Sipas ish drejtuesve komunist të Kosovës vetëm deri në vitin 1987, mbi 570 mijë shqiptarë kishin kaluar nëpër duart e sigurimit jugosllav, ndërsa deri nga fillimi i viteve të 90-ta mijëra shqiptarë ishin dënuar me 25 shekuj burg.

Dyzet vjet më pas në qendrën e studentëve të Universitetit të Prishtinës, u hodh gurthemeli i një obelisku në nderim të atyre ngjarjeve dhe u hap një ekspozitë fotografish e dokumentesh.

Disa nga organizatorët e demonstratave thonë se bashkë me lëvizjen “Solidarnost” në Poloni, demonstrata në Kosovë ishin njëra nga lëvizjet më të fuqishme në Evropën lindore që më vonë u përfshi në proceset demokratizuese.

Por, ata theksojnë se derisa në Poloni dhe vendet tjera të bllokut komunist, lëvizjet synonin rrëzimin e sistemit totalitar, në Kosovë lëvizja e vitit 1981 kishte për qëllim jo vetëm demokratizimin por edhe çlirimin e saj.

Dyzet vjet më pas, pjesëmarrësit e demonstrative që vuajtën dënime të gjata më heqje lirie, thonë se ende nuk është i plotë vlerësimi i ngjarjeve të vitit 1981, që sipas tyre, paraqesin një shkallë të lartë të përpjekjeve të pa dhunshme politike në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore.

Në përvjetorin e dyzetë të demonstratave të vitit 1981, Kosova shënoi 13 vjetorin e pavarësisë së saj që e kanë njohur mbi 100 vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian, ndërsa kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj, Rusia.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG