Lidhje

Kosovë: Fillon fushata kundër trafikimit të qenieve njerëzore


Kosovë: Fillon fushata kundër trafikimit të qenieve njerëzore
Kosovë: Fillon fushata kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Autoritetet në Kosovë thanë sot se që nga fillimi i këtij viti janë arrestuar 72 persona për përfshirje në trafikimin me qenie njerëzore, ndërsa janë identifikuar 23 viktima të kësaj dukurie. Këto të dhëna u bënë të ditura në fillim të fushatës kundër trafikimit me qenie njerëzore, një veprimtari e cila është pjesë e një fushate një muajsh ku synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për pasojat e kësaj dukurie.

Koordinatori kombëtar kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe njëherësh zëvendësministër i Punëve të Brendshme Fatmir Xhelili, tha se mekanizmat vendase kanë ndërmarrë një numër të konsiderueshëm veprimesh për të luftuar këtë dukuri.

“Progresi që është arritur në Policinë e Kosovës, me mbi 800 lokale të kontrolluara, mbi 72 arrestime vetëm për tetë mujorin e parë, me gjashtë persona të dënuar dhe lëndë tjera të hapura në vazhdim të zhvillimit të tyre dhe me identifikimit e 23 viktimave tregojnë përkushtimin e policisë tonë dhe suksesin pas centralizimit të Drejtorisë për luftë kundër trafikimit me qeniet njerëzore”, tha zoti Xhelili

Osnat Lubrani bashkërenduese e agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë tha se duhet një bashkërendim më i mirë ndërmjet sektorëve të ndryshëm që merren me luftën nda trafikut të qenieve njerëzore.

“Na duhet një qasje e shumanshme, një bashkëpunim dhe bashkërendim më i mirë ndërmjet sektorëve të ndryshëm, investim më i madh në resurse që i adresojnë shkaktarët që mund të jenë çka do përfshirë barazinë gjinore, dhunën ndaj grave në shtëpi, pastaj varfëria,dhe përjashtimi ekonomik i femrës nga tregu i punës. Shumë shpesh femrave që janë të reja u ofrohen mundësi false për punë që i vë ato pastaj në një situatë kur trafikohen”, tha zonja Lubrani.

Në fillim të vitit Ministria e Punëve të Brendshme kishte hartuar një projekt të standardeve minimale të kujdesit për viktimat e trafikimit, e cila është pjesë e strategjisë kombëtare dhe planit për veprim kundër trafikimit të qenieve njerëzore të Qeverisë së Kosovës. Zyrtarë vendës e ndërkombëtare thonë se kjo përmbledhje e standardeve për kujdesin ndaj viktimave të trafikimit në Kosovë paraqet një mbështetje të rëndësishme të luftës ndaj kësaj dukurie.

XS
SM
MD
LG