Lidhje

TI: Kosova përballet me rritje të korrupsionit


Sipas organizatës ndërkombëtare Transparency International, 66 për qind e qytetarëve pohojnë se shkalla e korrupsionit në Kosovë është rritur në dy vitet e fundit

Drejtues të Institutit Demokratik të Kosovës dhe Transaprency International Kosova, thanë se shteti i Kosovës po kaplohet gjithnjë e më shumë nga korrupsioni, ndërsa njëkohësisht po rritet edhe gatishmëria e qytetarëve për të reaguar ndaj tij.

Këto komente u bënë gjatë shpalosjes së hulumtimit më të madh të opinionit në botë të kryer nga Transparency Interantional, që përfshinë 107 vende të botës.

Raporti i TI për korrupsionin në Kosovë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:41 0:00

Merita Mustafa nga Instituti Demokartik/Transparency international Kosova tha se studimi tregon të dhëna kritika mbi opinionin e qytetarëve për korrupsionin në Kosovë.

Qytetarët mendojnë se për dy vitet e kaluara, korrupsioni është rritur në masë të madhe. Pra 66 për qind e qytetarëve mendojnë se korrupsioni është rritur në masë të madhe. 26 për qind tregojnë se nuk ka ndryshuar fare dhe 8 për qind tregojnë se ka zbritur”.

Zonja Mustafa tha se qytetarët mendojnë se shkalla e korrupsionit është më e larta në institucionet e drejtësisë dhe të politikës.

Fakt shqetësues për neve mbetet perceptimi i qytetarëve për institucionet kyçe, ku gjyqësori përsëri perceptohet një prej sektorëve më të korruptuar në vend, i pasuar nga partitë politike, shërbimet shëndetësore, parlamenti, biznesi, sistemi i arsimit, zyrtarët dhe punonjësit publik, policia, mediet, organizatat joqeveritare dhe institucionet fetare”, tha zonja Mustafa.

Studimi dëshmon se qytetarët paguajnë ryshfete në disa sektorë të rëndësishëm në Kosovë.

Qytetarët paguajnë më së shumti mito për sektorin e shëndetësisë, sistemin gjyqësorë, policinë, shërbimet e regjistrimit, të licencave dhe lejeve, taksat, shërbimet komunale, shërbimet për patundshmëri apo pronat”.

Zonja Mustafa tha se 85 për qind e qytetarëve janë shprehur të gatshëm të reagojnë nëpërmjet peticioneve apo protestave paqësore kundër kësaj dukurie, ndërsa pjesa më e madhe e qytetarëve mendojnë se masat e autoriteteve për të luftuar korrupsionin nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, pavarësisht se ato e kanë shpallur luftën kundër korrupsionit si përparësi të tyre.

Lufta kundër kësaj dukurie dhe krimit të organizuar janë pjesë e kritereve të përcaktuara për përfshirjen e Kosovës në proceset integruese evropiane, krahas hapave tjerë për sigurimin e qëndrueshmërisë politike në vend.
XS
SM
MD
LG