Lidhje

Kosovë: 90 për qind e rasteve të korrupsionit në administratën publike


Raport për korrupsionin në Kosovë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:50 0:00

Një raport i publikuar nga lëvizja Fol në Prishtinë, nxjerr në pah se keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe i autoritetit mbeten veprat kryesore penale në rastet e korrupsionit në Kosovë.

Raport për korrupsionin në Kosovë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:50 0:00

Këto pohime janë pjesë e raportit “Përtej numrave”, që trajton rezultatet e punës së prokurorive dhe gjykatave në luftën kundër korrupsionit gjatë vitit 2017.

Në raport thuhet se mbeten shqetësuese shifrat e larta të korrupsionit në vend. Mbi 90 për qind e personave të akuzuar për korrupsion janë zyrtarë publik, shifër kjo që sipas lëvizjes Fol, tregon për natyrën e korrupsionit në vend dhe se Kosova përballet me një administratë shtetërore të korruptuar.

Jeton Zulfaj nga lëvizja Fol, tha se prokuroritë e vendit gjatë vitit 2017 janë përballur me numër të madh të rasteve, ndërsa numri i bartur i lëndëve të korrupsionit mbetet i lartë.

“Lëndë ta pazgjidhura më një janar kanë qenë 1197 të cilat konsiderohen lëndë të bartura nga viti 2016 për prokuroritë. Lëndë të reja gjatë vitit 2017 kanë qenë 622 lëndë ndaj të cilëve ka pasur kallëzime penale për korrupsion duke bërë që gjithësej në punë të jenë 1799 persona. Janë zgjidhur apo janë trajtuar nga prokuroritë gjatë vitit 2017, 843 persona duke u bartur për vitin 2018, 965 persona”, tha ai.

Prokurorisë për të zgjidhur një lëndë i duhen mesatarisht më shumë se 400 ditë.

Zoti Zulfaj thotë se edhe gjykatat e Kosovës kanë bërë përpjekje që të zgjidhin rastet e korrupsionit që janë bartur nëpër vite.

“Më një janar 2017 janë raportuar 355 lëndë, janë pranuar gjatë vitit 2017, 223 lëndë të korrupsionit duke e bërë numrin total të lëndëve në punë 578. Janë zgjidhur 254 dhe janë bartur për këtë vit 324. Edhe këtu e shohim një trend pozitiv të zgjidhjes sepse janë zgjidhur më shumë lëndë se sa janë paraqitur”, tha ai.

Në raport thuhet se vala e lëndëve të reja të korrupsionit vazhdon të mbetet e lartë sikurse edhe atyre të grumbulluara, që po ndikojnë në cilësine dhe kohëzgjatjen e hetimeve.

Kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, tha se janë duke shtuar numrin e prokurorëve për të përfunduar lëndët e grumbulluara të korrupsionit. Ai tha se po bëhen përpjekje që të shmangen edhe ndikimet e jashtme ndaj prokurorëve.

"Me qëllim të mbrojtjes së integritetit në sistemin prokurorial për të cilin ju flisni në raport, ne jemi në proces të plotësim-ndryshimit të kodit të etikës dhe nxjerrjes së rregullores respektive për sjelljet profesionale. Andaj edhe të gjeturat e këtij raporti se në një mase të vogël prokurorët janë të ndikuar nga faktorët e jashtëm do të trajtohen nga grupi punues dhe do të sigurohemi që këto sfida të tejkalohen”, tha zoti Isufaj.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, tha se kërkohet një bashkërendim institucional dhe shoqëror për të luftuar korrupsionin.

“Sot në diskursin publik në Kosovë flitet për ekzistencën e korrupsionit të nivelit të lartë veçanërisht në sektorin publik. Nëse kjo qëndron si e mirëqenë atëherë kërkohet trajtim të përshtatshëm dhe gjithëpërfshirës së pari nga institucionet gjyqësore si bartëse dhe në krye të luftës kundër korrupsionit. Së dyti nga mekanizmat tjerë të sundimit të ligjit dhe së treti kërkohet një mobilizim shoqëror me përpjekje të përbashkëta në luftë kundër korrupsionit”, tha zoti Idrizi.

Vëzhguesit në vend thonë se vendi ka ligje të mira kundër korrupsionit por, mungesa e vullnetit politik dhe ndërhyrjet në sistemin gjyqësor po e pamundësojnë luftën e vërtetë posaçërisht kur bëhet fjalë për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG