Lidhje

Shtatë të dënuar për veprime që lidhen me terrorizmin


Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi të enjten shtatë persona me mbi 20 vjet heqje lirie nën akuzat për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste dhe rekrutim për terrorizëm.

Të shtatët u dënuan me kohëzgjatje prej 2 vjet e gjysmë deri në 4 vjet e gjysmë heqje lire.

Të shtatët ishin pjesë e një grupi prej dhjetë të akuzuarish, por gjykata ka hedhur poshtëaktakuzën ndaj njërit prej tyre, ndërsa ndaj dy të tjerëve lënda është veçuar dhe do të trajtohen ndarazi.

Që nga vitit 2014 mbi 40 persona janë dënuar në lidhje për përfshirjen e tyre në luftërat në Siri dhe Irak apo nxitjen dhe rekrutimin e luftëtarëve të huaj.

Kosova është përballur që nga viti 2012 me përfshirjen e qytetarëve të saj në konfliktet në Lindjen e Mesme. Sipas autoriteteve rreth 316 veta besohet se kanë marrë pjesë në ato konflikte.

Dy vjet më parë policia filloi hetimet kundër 237 vetave për pjesëmarrje në luftë, nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve të huaj dhe mbi 127 veta janë arrestuar. Sipas autoriteteve, 117 veta janë kthyer në Kosovë.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG