Lidhje

Kosovë: 9 viktima dhe 162 raste te reja të të prekurve nga koronavirusi


Në Kosovë autoritetet thanë se 9 persona humbën jetën në 24 orët e fundit nga pasojat e COVID-19, duke e çuar në 425 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga kjo sëmundje.

Ndërsa janë kryer 470 teste gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar 162 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike rastet e reja janë: komuna Prishtinë 48 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Malishevë, Rahovec dhe Suharekë.

Rastet fundit e çuan në gjithsej 11 mijë e 848 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Gjatë 24 orëve të fundit të shëruar janë shpallur 122 veta duke e çuar në 7 mijë e 684 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Aktualisht raste aktive janë 3 mijë e 739.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG