Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, konfirmoi të martën mbrëma dhjetë raste të reja të të prekurve nga COVID-19.
Rastet u konfirmuan pas 137 testeve të reja. Prej tyre 2 raste janë në Prishtinë, 2 në komunën e Vitisë, dhe nga 1 rast në Ferizaj, Kamenicë, Skenderaj, Suharekë, Gjakovë dhe Zveçan.
Rastet e reja e çuan në 387 numrin ë përgjithshëm të të prekurve nga koronavirusi. Deri tani të shëruar janë shpallur 66 persona, ndërsa 8 kanë humbur jetën.
Po të artën Sot më 14 prill 2020, janë shëruar edhe tre (3) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej gjashtëdhjetë e gjashtë (66).
Nga mëngjesi i së mërkurës në Kosovë fillon zbatimi i masave të rrepta të kufizimit të lëvizjes.
Facebook Forum