Lidhje

Kosova pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe


Kosova pezulloi të mërkurën të gjitha fluturimet për në Britaninë e Madhe dhe anasjelltas, duke ju bashkuar kësisoj masave tashmë të ndërmarra nga shumë vende të botës për shkak të përhapjes së një forme të re të koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një njoftim tha se qytetarët që udhëtojnë nga Britania e Madhe dhe hyjnë në Kosovë nëpërmjet vendkalimeve kufitare tokësore, detyrohen të futen në vetizolim për dy javë.

Nga sot ne Kosovë hyjnë në fuqi masa të reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së infektimeve dhe lehtësohen disa syresh.

Qeveria vendosi që nga sot personave mbi moshën 65 vjeç t’u lejohet dalja jashtë shtëpisë nga ora 6:00-10:00 dhe nga 16:00-19:00, ndërkaq jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe shëndetësore duke e dëshmuar me dokument përkatës.

Po ashtu, ndalohet grumbullimi i më shumë se 4 personave në vende publike si dhe të gjitha tubimet në hapësira publike të të gjitha formave.

Qeveria vendosi që lëvizja e qytetarëve dhe veprimtaritë biznesore që deri të martën lejoheshin nga ora pesë e mëngjesit deri në orën 19:00 pasdite, tash lejohen deri në orën 20:00, ndërkaq pas kësaj ore lejohet puna me shërbimin ‘porosi me dërgesë’.

Deri të martën Kosova konfirmoi gjithsej 49 mijë e 306 raste të të infektuarve, nga të cilët 1 mijë e 272 kanë humbur jetën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG