Lidhje

Kosovë: 79 raste të reja me koronavirus - numri më i lartë i konfirmuar në një ditë


Në Kosovë autoritetet konfirmuan të dielën mbrëma 79 raste të reja të të prekurve me COVID-19, që është numri më i lartë i konfirmuar në një ditë që nga shfaqja e rasteve të para më 13 mars.

362 raste të reja me koronavirus në Kosovë
362 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, 35 prej tyre janë nga komuna e Ferizajt, 16 nga komuna e Prizrenit, 6 raste në Han të Elezit, 6 raste nga komuna e Vitisë, 3 nga komuna e Gjilanit, 2 nga komuna e Malishevës, 2 nga komuna e Vushtrrisë dhe nga 1 rast në Skënderaj, Klinë, Rahovec, Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Kamenicë.

Rastet e konfirmuara të dielën e çuan në gjithsej 362 numrin e të prekurve.

Po sot autoritete shpallën një të shëruar duke e çuar në 59 numrin e përgjithshëm të të shëruarve. Gjithsej 7 veta kanë humbur jetën deri tani nga koronavirusi.

Sipas institutit që nga 8 shkurti janë kryer gjithsej 3 mijë e 256 teste.

Të dielën mbrëma qeveria në detyrë paralajmëroi shtrëngimin e masave në luftën kundër koronavirusit.

Disa qytete të Kosovë tashmë janë vënë në karantinë.

XS
SM
MD
LG