Lidhje

Shkon në 88 numri i të prekurve nga COVID-19 në Kosovë - SHBA i ndanë 1.1 milion euro.


Të premten mbrëma autoritetet thanë se një qytetar nga Gjakova dhe një nga Prishtina janë konfirmuar si të prekur nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se të dy janë raste të prekurve pas kontaktit me persona që ishin konfirmuar më herët si të infektuar.

Rastet e reja e çuan në 88 numrin e të prekurve, në mesin e të cilëve është edhe një punonjëse shëndetësore e Klinikës Infektive në Prishtinë.

Prej tyre sipas autoriteteve 34 janë të shtrirë në spital në Prishtinë, 26 prej të cilëve në gjendje të qëndrueshme ndërsa tetë po mbështetën me oksigjen. Deri më tani në Kosovë janë testuar 991 persona.

Deri tash në Kosovë është regjistruar vetëm një rast vdekjeje nga pasojat e virusit, ndërsa një ditë më parë autoritetet konfirmuan se “një pacient është shëruar”.

Qeveria në detyrë e Kosovës tha të premten mbrëma se ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka njoftuar se Departamenti i Shtetit i ka ndarë Kosovës 1.1 milion euro për luftimin e virusit COVID-19.

“Ky është edhe një lajm tjetër shumë i mirë për qytetarët e vendit tonë, ngase pardje nga Bashkimi Evropian siguruam 68 milionë euro dhe se përkushtimi i qeverisë në detyrë është në nivelin e duhur për t’u përballur me këtë pandemi”, thuhet në një njoftim të qeverisë.

Autoritetet po u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e vendosura për të penguar zgjerimin e infektimit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG