Autoritetet në Kosovë konfirmuan të martën mbrëma edhe katër raste të reja të prekurve me virusin COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se dy raste janë nga Mitrovica e Veriut, 1 nga Vushtrria dhe një nga Malisheva. Rastet e konfirmuara në mbrëmje e cuan në 112 numrin e të prekurve.
Instituti tha se sot ka shkuar në gjashtë numri i pacientëve që konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19-ta.
Deri tani është regjistruar vetëm një rast vdekjeje nga pasojat e virusit.
Facebook Forum