Lidhje

Kosovë: Shkon në 125 numri i të infektuarve me koronavirus


Ilustrim
Ilustrim

Në Kosovë autoritetet konfirmuan të mërkurën edhe 13 raste të të prekurve nga virusi COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se 11 raste janë nga fshatin Topanicë i komunës së Kamenicës, 1 nga Prishtina dhe 1 nga Gjakova.

Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti në 125.

Instituti tha se po sot janë konfirmuar 4 raste të shëruar duke cuar në 10 numrin e përgjithshëm të personave të shëruar.

Deri tani Kosova ka konfirmua vetëm një rast vdekjeje nga pasojat e koronavirusit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG