Lidhje

Kosovë: 145 të prekur me COVID-19


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, konfirmoi të dielën mbrëma pesë raste të reja të prekur me COVID-19.

Sipas institutit tre veta janë me vendbanim në fshatin Banjë të komunës së Malishevës, një nga Gjakova dhe një nga fshati Smrekonicë i komunës së Vushtrrisë.

Që të gjithë ishin në kontakt me persona të konfirmuar më parë si të prekur nga virusi.

Rastet e konfirmuara të dielën mbrëma e çuan në 145 numrin e përgjithshëm të të prekurve në Kosovë.

Autoritetet thanë se deri tani janë kryer 1 mijë e 964 teste, ndërsa vetëm një pacient 82 vjeçar ka humbur jetën nga pasojat e virusit. Deri sot 23 veta janë shpallur të shëruar.

Autoritetet po u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë masat e vendosura në kuadër të përpjekjeve për pengimin e zgjerimit të koronavirusit. Ata thonë se tri javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare në përballen me pandeminë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG