Lidhje

Kosovë: Gjashtë raste të reja me COVID-19


Të martën mbrëma autoritetet në Kosovë konfirmuan 6 raste të reja të të prekurve me COVID-19, pas 191 testimeve të kryera.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se 2 raste janë nga komuna e Prizrenit, 2 në Mitrovicën e Veriut dhe 2 nga komuna e Pejës. Që të gjithë janë raste që ishin në kontakt me persona të infektuar më parë.

Rastet e së martës e çuan në 604 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Të martën janë konfirmuar tri viktima nga kornavirusi duke e çuar në 18 numrin e atyre që kanë humbur jetën.

Po të martën instituti tha se pesë veta janë shpallur të shëruar duke e çuar në 128 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG