Lidhje

Kosovë: 26 raste të reja me COVID-19


Të mërkurën mbrëma autoritetet në Kosovë konfirmuan 26 raste të reja të të prekurve me COVID-19, pas 172 testimeve të kryera.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se 8 raste janë nga komuna e Kamenicës, 4 raste nga komuna e Istogut, 4 raste nga komuna e Pejës, 4 nga komuna e Vitisë, 3 raste në Ferizaj dhe nga 1 në Prizren, Shtime dhe Zveçan.

Që të gjithë janë raste që ishin në kontakt me persona të infektuar më parë.

Rastet e reja e çuan në 630 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Që nga rastet e para të përhapjes se koronavirusit 18 persona kanë humbur jetën.

Po sot instituti tha se 10 veta janë shpallur të shëruar duke e çuar në 138 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG