Lidhje

Kosovë: Konfirmohen 17 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi


Të hënën mbrëma autoritetet në Kosovë konfirmuan 17 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi pas 226 testeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se 5 raste janë nga komuna e Prizrenit, 3 raste nga komuna e Leposaviqit, 2 raste nga komuna e Podujevës dhe nga 1 rast në Prishtinë, Dragash, Pejë, Kaçanik, Rahovec, Suharekë dhe Zveçan.

Rastet e së hënës e çuan në 780 numrin e përgjithshëm të të prekurve nga të cilët 22 veta kanë humbur jetën.

Viktima e 22-të është konfirmuar të hënën dhe bëhet fjalë për një 53 vjeçar nga komuna e Pejës.

Po të hënën mbrëma autoritetet shpallën se janë shëruar 35 persona duke e çuar në 201 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

XS
SM
MD
LG