Nga 250 teste të kryera të martën në Kosovë, 10 veta janë konfirmuar me koronavirus.
Prej tyre 5 janë nga komuna e Kamenicës, 3 raste nga komuna e Vitisë dhe nga 1 rast në Shtime dhe Rahovec.
Rastet e reja e çuan në 790 numrin e përgjithshëm të të prekurve nga koronavirusi, nga të cilët 22 veta kanë humbur jetën.
Po të martën mbrëma autoritetet thanë se janë shpallur të shëruar 31 veta duke e çuar në 232 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, shkroi se kjo është dita e dytë me radhë kur në Kosovë ka më shumë të shëruar se rezultate të reja me infeksion, duke theksuar së këto janë rezultate shpresëdhënëse.
“Të bashkuar dhe të koordinuar e me përkushtim do ia dalim. Kujdesi duhet të vijojë njëjtë si deri tani, sakrifica e secilit po i jep rezultatet. Ndaj le të jemi të vëmendshëm e solidarë si deri tani”, shkroi ministri Vitia.
Facebook Forum