Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha të mërkurën mbrëma se pas 225 testeve, u konfirmuan 9 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi.
Prej tyre 4 raste janë nga komuna e Prizrenit, 3 raste nga komuna e Malishevës dhe nga 1 rast në Suharekë dhe Rahovec.
Rastet e reja e çuan në 799 numrin e përgjithshëm të të prekurve nga të cilët 22 kanë humbur jetën,
Po të mërkurën mbrëma u konfirmua se 17 persona janë shëruar duke e çuar në 249 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Aktualisht në Klinikën Infektive në Prishtinë po trajtohen 36 persona.
Facebook Forum