Lidhje

Kosovë: 7 raste të reja me koronavirus – 22 të shëruar


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi të enjten mbrëma se 7 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi, pas 243 testeve të kryera.

Sipas institutit 5 raste janë nga komuna e Prizrenit, dhe nga 1 rast në Vitit dhe në Mitrovicën e Jugut.

Rastet e reja e çuan në 806 numrin e përgjithshëm të të prekurve nga të cilët 22 kanë humbur jetën.

Po të enjten u shpallën të shëruar 22 pacientë, duke e çuar në 271 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Që nga rastet e para autoritete kanë kryer gjithsej 7 mijë e 423 teste.

E enjtja shënoi ditën e katërt me radhë që numri i të prekurve është i ultë ndërsa janë shtuar rastet e shpallura të shëruara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG