Lidhje

Kosovë: 14 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi


Kosovo/Covid-19
Kosovo/Covid-19

Autoritet në Kosovë konfirmuan të dielën mbrëma 14 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi, duke shënuar numrin më të madh të rasteve të konfirmuara në një ditë që nga fillimi i muajit maj.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se rastet e reja u konfirmuan pas 200 testeve. Prej tyre 9 janë nga komuna e Gjilanit, 2 nga komuna e Prizrenit dhe nga 1 rast në Pejë, Vushtrri dhe Prishtinë.

Rastet e reja e çuan në 884 numrin e përgjithshëm të të prekurve nga të cilët 28 kanë humbur jetën, ndërsa 655 janë shpallur të shëruar.

Deri tani janë kryer gjithsej 9 mijë e 934 teste.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u bëri thirrje qytetarëve të dielën që të mbajnë distancën fizike dhe mbajtjen e maskave.

“Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike”, thuhet në një komunikatë të këtij instituti.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG