Të martën në Kosovë, autoritetet konfirmuan tri viktima të koronavirusit dhe 183 të prekur më COVID-19.
Nga 365 teste Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se 73 raste u konfirmuan në Prishtinë, 20 në komunën e Gjilanit, 13 në komunën e Pejës, 11 në komunën e Vushtrrisë, 10 në Fushë Kosovës, 10 në Lipjan, 9 në komunën e Mitrovicës, 6 nga komuna e Skenderajt, 6 nga komuna e Ferizajt, 4 nga komuna e Prizrenit, 4 nga komuna e Drenasit, 3 nga komuna e Podujevës, 3 nga komuna e Kamenicës, nga 2 raste nga Rahoveci, Vitia, Istogu, Graçanica dhe me nga 1 rast komunat: Zubin Potok, Dragash dhe Malishevë.
Rastet e së martës e çuan në 82 numrin e viktimave dhe në 3 mijë e 886 numrin e përgjithshëm të të prekurve nga COVID-19-ta.
Brenda katër ditësh numri i të prekurve është 708, ndërsa janë konfirmuar 24 viktima.
Sipas Institutit deri të martën mbrëma 2 mijë e 3 veta janë shpallur të shëruar ndërsa raste aktive janë 1 mijë e 801.
Përkeqësimi i situatës bëri që qeveria e Kosovës të vendos masa shtesë kufizuese për lëvizjen e qytetarëve në komunat më të prekura nga koronavirusi: Prishtinë, Prizren, Ferizaj e Vushtrri, nga ora 21 deri në orën pesë të mëngjesit. Po ashtu nga e hëna në mbrëmje qeveria ka vendosur që të mbyllen restorantet e kafenetë nga ora 21 deri në orën pesë ndërsa do të shkurtohet edhe numri i të punësuarve nëpër institucione.
Facebook Forum