Lidhje

Kosovë: Katër viktima dhe 214 raste të reja më COVID-19


Ilustrim

Të mërkurën mbrëma autoritetet në Kosovë thanë se katër persona kanë humbur jetën nga pasojat e infektimit me COVID-19.

Po ashtu u konfirmuan 214 raste të reja të të prekurve, numri më i lartë i të konfirmuarve në një ditë që nga fillimi i pandemisë. Shifrat e reja pasuan 413 teste.

Në një njoftim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike thuhet se nga rastet e reja 68 janë nga komuna e Prishtinës, 55 nga komuna e Ferizajt, 35 nga komuna e Mitrovicës, 13 nga komuna e Fushë Kosovës, 10 nga komuna e Prizrenit, 8 nga komuna e Lipjanit, 6 nga komuna e Vushtrrisë, 3 nga komuna e Drenasit, 3 nga komuna e Podujevës, 2 nga komuna e Gjakovës, 2 nga komuna e Skenderajt 2 nga komuna e Obiliqit, 2 nga komuna e Hanit të Elezit, 2 raste nga komuna e Malishevës dhe dhe me nga 1 rast komunat: Junik, Suharekë dhe Shtime.

Rastet e së mërkurës e çuan në 4 mijë e 100 numrin e përgjithshëm të të prekurve, dhe në 86 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Instituti tha se 60 veta janë shpallur të shëruar, duke e çuar në 2 mijë e 63 numrin e përgjithshëm të të shëruarve, ndërsa raste aktive mbeten 1 mijë e 951.

Që nga një qershori kur filloi zbutja e masave kufizuese Kosova dhunoi rritje të numrit të të prekurve, ndërsa situata u përkeqësua që nga fundjava.

Qeveria shpalli masa të reja kufizuese që nga e hëna në përpjekje për të parandaluar zgjerimin e infektimeve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG