Autoritetet në Kosovë konfirmuan të dielën një të vdekur dhe 216 raste të reja të të prekurve me koronavirus.
Shifrat e së dielës çuan në 102 numrin e viktimave nga pasojat e COVI-19-tës.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha së Prishtina sërish ka numrin me të lartë të të prekurve, përkatësisht 115 raste, e pasuar nga komuna e Drenasit 16 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Lipjan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Deçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Rahovec dhe Viti.
Rastet e së dielës e çuan në 4 mijë e 913 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, nga të cilët deri tani të shëruar janë shpallur 2 mijë e 267 raste, ndërsa 2 mijë e 562 mbeten raste aktive.
Qeveria e Kosovës paralajmëroi masa më të rrepta kufizuese që nga dita e hëne. Në një konferencë për gazetarë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha se “është e papranueshme që derisa vendimet e qeverisë janë në fuqi ndërkohë që inspektorati është në terren, policia, po ashtu, organizohen ahengje dhe dasma nëpër qytete të ndryshme anë e mbanë Kosovës. Me këto veprime po rrezikojmë jetën e fëmijëve tanë dhe të prindërve tanë”, tha kryeministri Hoti.
Kryeministri Hoti tha se në ditët e ardhshme do të ndiqet situata me koronavirusin për të vendosur nëse do të shpallet apo gjendja e jashtëzakonshme.
Facebook Forum