Lidhje

Kosovë: 5 të vdekur dhe 118 raste të reja me Covid-19


Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bëri të ditur të dielën se ka arritur në 135 numri i viktimave nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë.

Në 24 orët e fundit pesë persona humbën jetën, ndërsa 118 nga 489 të testuar dolën se janë të infektuar.

Rastet e së dielës sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë nga komuna e Prishtinës 48, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, me nga 2 raste komunat: Kaçanik, Skenderaj dhe Vushtrri dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Lipjan, Obiliq dhe Suharekë.

Autoritetet në fillim të javës vendosën një varg masash më të rrepta në përpjekje për të frenuar zgjerimin e infektimeve.

Këto masa sipas ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë filluar të japin rezultate pozitive.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij të Facebook-ut, ministri Zemaj tha se “ky është rezultat i kujdesit që keni manifestuar ditëve të fundit duke bartur maska mbrojtëse, ruajtur distancën fizike, mbajtur higjienën personale e kolektive dhe mbi të gjitha duke ngritur nivelin e përgjegjësisë dhe të sjelljes përballë një rreziku siç është Covid-19”, shkroi ai duke nënvizuar se pret që këto rezultate të përmirësohen edhe më tej.

Rastet e reja e çuan në 5 mijë e 735 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, nga të cilët deri tani të shëruar janë shpallur 2 mijë e 968 raste, ndërsa 2 mijë e 632 mbeten raste aktive.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG